Mashtruesja që u mor peng/ 340 mijë euro për të hequr burgun përjetë dhe kërkimet (VIDEO)

Mashtruesja që u mor peng/ 340 mijë euro për të hequr burgun përjetë dhe kërkimet (VIDEO)

Unë jam investuar me Tom Doshin, jam zyrtare me njohje në sistemin e drejtësisë e prokurorisë, mund t’iu heq burgimin e përjetshëm dhe po kam akses në investimet e bonot e thesarit.

 Ishin këto dy skenarët e Milena Deraj sot e kërcënuar me jetë, pasi mashtroi mbi 6 persona duke u marrë 570 mijë euro. “FactCheck” zbardh dosjen e vrasjes për shezlonge në Velipojë në 2021, gjakun e kamarierit të pafajshëm mori përsipër ta shkel mashtruesja me petkun e zyrtares

Do t’iu heq arrestin dhe do t’iu mundësoj gjykim të shkurtuar, por do duhet të paguani 340 mijë euro.

Ishte ky premtimi që Milena Deraj bëri në qendrën estetike në “Astir” ndaj pjesëtarëve të familjes Ferracaku nga Shkodra.

Këta shtetas janë në kërkim pas masakrës me armë për sherrin e shezlongeve në plazhin e Velipojës ndodhur mbrëmjen e 27 qershorit të vitit 2021 e për pasojë mbetën katër viktima “Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli 20-vjeç, ky i fundit kamarier dhe punonte aty prej dy javësh.

Unë njoh një avokat të mirë, ish-prokurorin shtetasin A.N., me provat që ka prokuroria nuk mund të lirohen nga burgu dhe hiqet arresti, por mund ti shpëtoni burgimit të përjetshëm me anë të gjykimit të shkurtuar por së pari duhen paguar 340 mijë euro.

Këtë premtim ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë ia ka bërë fillimisht Abedinit i cili pasi ka komunikuar edhe me familjarët kanë nisur t’ia paguajnë paratë me disa këste duke nisur nga 80 mijë euro, 70 mijë euro dhe 190 mijë euro.

E teksa ditët kalonin dhe Milena kishte marrë edhe refuzimin e avokatit për të zgjidhur këtë çështje ajo si njoftoi Ferracakët për ti kthyer paratë por nisi ti investonte ato duke ndërtuar një vilë prej Guri në fshatin Salari të Tepelenës.

FactCheck mëson se për të bindur viktimat dhe arritur qëllimin e marrjes së parave e reja shfaqej si investituse dhe në një rast ka përmendur se ishte ortake me një deputet ndërtues.

Në këtë moment të mashtruarit kanë bërë verifikim, por përgjigja e marrë nga deputeti ishte se Milenën e njeh por ajo është thjesht një mashtruese dhe me atë s’ka asnjë lidhje biznesi apo ortakërie.

Kaq ka mjaftuar që Ferracakët të binden për mashtrimin dhe kanë komunikuar nëpërmjet aplikacionit “signal” duke i kërkuar që s’do duhet të dal nga Shqipëria dhe do duhet të pres udhëzimet e tyre.

Nuk duhet me lëviz kund, nesër në ora 10.00 duhet të jesh me djalin në Shkodër.

Pak ditë pas këtij mesazhi ata kanë ardhur duke e marrë në Tiranë dhe dërguar në Shkodër aty ku e kanë xhiruar ulur në një kolltuk të kuq me fjalët:

Unë e quajtura Milena Deraj për çështjen e z. Abedin Ferracaku kam marrë shumën prej 540 mijë euro për dosjen Ferracaku me prokurore znj.Hamzaj

Teksa ajo ka ndjerë rrezikun për jetën e saj, të djalit e të bashkëshortit para hetuesve ka thënë se i ka kthyer 140 mijë euro, ka për të kthyer edhe 200 mijë euro po rata i kërkojnë 200 mijë euro shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy