Çfarë është AISM dhe cili është Misioni i kësaj Agjencie e cila kërkon akses në TIMS? (VIDEO)

Çfarë është AISM dhe cili është Misioni i kësaj Agjencie e cila kërkon akses në TIMS? (VIDEO)

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e njohur me shkurtim (AISM) është institucion i cili organizohet dhe funksionon në mënyrë të centralizuar, si strukturë në nivel drejtorie të përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, me struktura varësie në territoret ku kryejnë veprimtarinë Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtë vendit sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit.

AISM është person juridik publik, në varësi të ministrit të Mbrojtjes dhe funksionon bazuar në ligjin nr. 65/2014 “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Agjencia ka stemën dhe flamurin e vet, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ka numrin kodik dhe atë luftarak, sipas përcaktimeve të autoriteteve ushtarake.

Po sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes AISM vepron në fushën e Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë aktive e Forcave të Armatosura, duke i mbështetur në misione në kuadër të NATO, BE dhe OKB.

Por cili është Misioni i kësaj Agjencie e cila kërkon akses në TIMS?

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbështet autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura dhe Forcat e Armatosura me inteligjencë në fushën e Zbulimit, Kundërzbulimit dhe Sigurisë, në përmbushje të misionit të tyre kushtetues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy