
Janë shtuar sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, pas deklaratave të bëra nga Erdogan. Ky i fundit ka kërcënuar se do të ketë çmime të rënda për Greqinë.
Athina zyrtare i cilëson këto si deklarata provokuese, ndërsa në një reagim Ministria e Jashtme e Greqisë thotë se “kërcënimet e Turqisë janë përtej çdo kufiri”, duke theksuar se do të njoftojnë partnerët.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në zbritjen e përditshme të egër dhe përtej çdo kufiri të deklaratave dhe kërcënimeve.
Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.
Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin.



