Hollivudi është vetëm një hap larg një marrëveshjeje mes skenaristëve dhe producentëve.
Greva që filloi gati pesë muaj më parë është tani në fazat e saj përfundimtare.
Studiot kanë pranuar një pjesë të kërkesave të Sindikatës së Shkrimtarëve të Filmit dhe TV (WGA) për rritje të pagës minimale, garanci në fazën e shkrimit të skenarit, honorare më të larta për veprat streaming dhe mbrojtje kundër inteligjencës artificiale.
Herën e fundit që shkrimtarët e Hollivudit protestuan, në vitin 2007, greva zgjati 100 ditë, duke i kushtuar ekonomisë së argëtimit të Los Anxhelosit rreth 1 miliard dollarë.



