Plagosja në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e të riut: Një person i maskuar me kapuç më erdhi nga pas

Plagosja në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e të riut: Një person i maskuar me kapuç më erdhi nga pas

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Edis Reçaj mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

I riu i cili mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush është autori i kësaj ngjarje por ka dëshmuar nga spitali vetëm se:

një person me kapuç të zi në kokë i ka ardhur nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”.

Pavarësisht kësaj dëshmie policia e Shkodrës ka dyshime se Edis Reçaj është në dijeni të autorit të plagosjes por nuk ka dhënë asnjë emër për faktin se ka dyshime se autori është një i njohur i 28-vjeçarit.

I plagosuri ndodhej në trotuar bashkë me 3-4 persona të tjerë dhe dyshohet se njëri prej tyre në debat e sipër, në një konflikt të çastit e ka plagosur shtetasin Edis Reçaj.

Policia ka dyshime se autori mund të jetë njëri prej personave me të cilët ndodhej por nuk është përcaktuar ende se cili prej tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër, por kamerat e subjekteve nuk e kanë kapur këtë ngjarje.

E vetmja kamera që pritet të shihet është një kamera prej atyre që ka vendosur bashkia Shkodër por është në një largësi të konsiderueshme dhe është e vështirë të identifikohet autori përmes saj duke patur parasysh edhe errësirën.

Gjithsesi përmes kësaj kamera policia mund të shohë dinamikën e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. I plagosuri është nipi i shtetasit Edmir Alija i cili u vra në vitin 2014 në Shkodër bashkë me shtetasin Edmond Batri ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy