75% e tigrave në botë jetojnë në një shtet

75% e tigrave në botë jetojnë në një shtet

Tigrat janë gjithnjë e më të shumtë në Indi, një vend që mban aktualisht 3/4 e të gjithë popullsisë botërore të maceve të mëdha, ose 3680 nga gjithsej 5000 ekzemplarë në botë.

Kjo zbulohet nga një studim i botuar në revistën “Science”, sipas të cilit që nga fillimi i viteve 2000, India e ka arritur me sukses qëllimin për të zgjeruar praninë e maces në rrezik zhdukjeje në territorin e saj.

Në 10 vitet e fundit, India ka parë që numri i tigrave të dyfishohet nga 1706 në vitin 2010, në 3682 në 2022, sipas vlerësimeve të Autoritetit Kombëtar të Ruajtjes së Tigrave.

Rezultati është për shkak të një politike mjedisore që i ka mbrojtur ata nga gjuetarët e paligjshëm, ka monitoruar habitatet e tyre në mënyrë që të ketë gjahun e mjaftueshëm për t’i ushqyer dhe ka zbatuar të gjitha zgjidhjet e mundshme për të reduktuar konfliktin midis komuniteteve njerëzore dhe grabitqarëve.

Studimi thekson se komunitete të ndryshme fisnore që jetojnë në afërsi të rezervave kombëtare të tigrave kanë përfituar përfitime ekonomike për shkak të zhvillimit të ekoturizmit.

“Ekziston një besim i përbashkët se dendësia e popullsisë është një pengesë për rritjen e popullsisë së tigrave. Studimi ynë tregon se faktori më i rëndësishëm nuk është dendësia njerëzore, por sjellja e njerëzve”, shprehet Yadvendradev Jhala, një ekspert i lartë në Akademinë Kombëtare të Shkencave Indiane në Bangalore dhe udhëheqës i ekipit që kreu hulumtimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy