Albin Kurti: Janë 9 barrikada në veri të Kosovës, presim heqjen e tyre brenda ditës

Albin Kurti: Janë 9 barrikada në veri të Kosovës, presim heqjen e tyre brenda ditës

Dy pikat kufitare në veri të Kosovës mbeten ende të bllokuara pas tensionimit të situatës në orët e pasdites së të dielës. Në një konferencë shtypi, kryeministri Albin Kurti tha se në veri të lumit Ibër janë 9 barrikada, të cilat pret të hiqen brenda ditës, në mënyrë që të rikthehet liria e lëvizjes. Kurti tha se qeveria e Kosovës ka marrë të gjitha masat për zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët.

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende mbeten të mbyllura, sepse janë të mbyllura rrugët që të çojnë atje. Në të gjitha pikat e tjera lëshohet dokumenti për qytetarët serbë. Janë pajisur 1500 qytetarë serbë deri tani, me procedura që nuk zgjasin më shumë se dy sekonda.

Në veri të Ibrit janë gjithsej 9 barrikada në veri të Ibrit. Të gjitha masat që kemi marrë janë për ligjshmëri dhe rend demokratik. Asnjë masë nuk merret bazuar në identitetin etnik. Masat duhet të jenë në përputhje me ligjin. Dhuna nuk tolerohet, dhunuesit dënohen me forcën e ligjit.

Kurti falënderoi partnerët ndërkombëtarë për rolin e tyre në çtensionimin e situatës.

Gjatë ditës së djeshme kam qenë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë. Çmoj përkushtimin e ambasadorit amerikan, qeveria e Kosovës do të vijojë me fushatën e informimit të të gjithë qytetarëve.   

Ndërsa u bëri thirrje mediave të përdorin si të vetmin burim të sigurt informacioni institucionet e Kosovës.

Njoftimet që vijnë nga media të Beogradit dhe Moskës të mos i përhapim. Shpreh mirënjohjen për policinë e Kosovës. Angazhimi i tyre është siguria jonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy