Emisioni “Ajsberg” në MCN TV ka analizuar në puntatën e sotme edhe rëndësinë e detyrave të anëtarëve të ONM dhe nëse janë kryer ato siç duhet.
Duke u bazuar në raporte të ndryshme lidhur me ONM, drejtuesi i emisionit Artur Çani citoi se “kontributi i ONM në përzgjedhjen e kandidatëve ka qenë transparente për publikun” dhe se “vëzhguesi Hans Kijlstra shfaqet në disa vendime me emrin Hans Peter Kijlstra duke mos pasur të qartë emërimin zyrtar nga një dokument të rëndësishëm zyrtar”.
“Në kemi vënë re që një nga gjyqtarët e KLP është larguar nga detyra dhe ai është Luan Daci, të cilët ju gjetën shkelje dhe mosdeklarime. Por a ka përgjegjësi komisioni për këtë? Kandidatët që i paraqiten Avokatit të Popullit ose presidentit ose komisionit Ad hoc vijnë pasi janë përzgjedhur më parë nga ONM-së. A janë zgjedhur tamam? Jo. Një nga anëtarët e ONM, Theo Jacobs një herë ka shprehur edhe revoltën e tij për shkarkimin e Luan Dacit. Por sa transparente është ONM? Nisur nga një raport studimor për monitorimin e procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në periudhën Janar 2017-Qershor 2018 të komitetit shqiptar të Helsinkit thuhet se “kontributi i ONM në këtë proces nuk është transparent për publikun”. Instituti i Studimeve politike për reformën në drejtësi thotë se “vëzhguesi Hans Kijlstra shfaqet në disa vendime me emrin Hans Peter Kijlstra duke mos pasur të qartë emërimin zyrtar nga një dokument të rëndësishëm zyrtar”, tha Artur Çani.



