Gomonia me marijuanë nga Shqipëria kapet në Itali, pranga dy shqiptarëve

Gomonia me marijuanë nga Shqipëria kapet në Itali, pranga dy shqiptarëve

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë vijon.

Një sasi e madhe marijuane është kapur nga policia e Leçes, në shtetin fqinj.

Siç raportojnë mediat italiane, një gomone me marijuanë në vlerën 3 milionë euro është kapur nga Guardia di Finanza e Barit gjatë orëve të natës.

Në pranga janë vënë dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Sasia prej 3 kuintalë marijuanë dhe 10 hashash, e mbërritur nga Shqipëria, është sekuestruar së bashku me mjetin e transportit: një gomone me gjatësi 10 metër.

Mediat lokale në Bari shkruajnë se operacioni është finalizimi i një bashkëpunimi mes autoriteteve të policisë shqiptare dhe asaj italiane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy