
Ndonëse 40 persona janë ndaluar dhe proceduar si përdorues të lëndëve narkotike, situata vijon të jetë problematike në qytetin e Elbasanit. Qytetarët të cilët jetojnë pranë zonave të frekuentuara nga përdoruesit thonë se çdo ditë ndeshen me persona që konsumojnë drogëra të ndryshme dhe shqetësimi kryesor i tyre janë të miturit që mund të bien pre.



