Duderte hedh bombën e radhës: Kam vrarë kriminelë me dorën time

Duderte hedh bombën e radhës: Kam vrarë kriminelë me dorën time

Nuk kanë të ndalur deklaratat shokuese të presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte. Vetëm 5 muaj pasi ka ardhur në krye të shtetit, ai ka dhënë një tjetër deklaratë të forte.

Ai ka thënë se ka vrarë kriminelë me dorën e tij. “Kur kam qenë kryetar bashkie i Davos, kam vrarë kriminel me dorën time. Unë i urrej kriminelët dhe iu kam shpallur luftë atyre. E kam bërë këtë, për t’iu dhënë mësim policëve”, ka thënë kreu presidencial i Filipineve.

Kjo është e vërtet pasi në 5 muaj si president në Filipine janë vrarë 5900 trafikant dhe përdorues droge, një shifër shumë e lartë.

Kur mori pushtetin Duderte i bëri thirje përdoruesve të drogës dhe narkotrafikantë që të dorzoheshin, pasi nuk kishin zgjidhje tjetër se do të ekzekutoheshin. Burgjet janë të mbushura mbi normat e lejuara dhe një prej tyre është më i tmershmi, pasi aty mbahen 4 mijë të burgosur nga 800 që ishte parashikuar.    

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë ngritur zërin ndaj Dutertes, por ky i fundit është shprehur se që kur ka ardhur në krye të shtetit është zotuar të luftoj krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy