Aktakuza ndaj Thaçit, pa përgjigje deri në tetor?

Aktakuza ndaj Thaçit, pa përgjigje deri në tetor?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të intervistohet sot sërish nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën e Hagës. Në ditën e tretë në Hagë, Thaçi do të intervistohet në ora 13:00. Dje ai ka qëndruar në gjykatë për rreth 6 orë, por preferoi të mos jepte asnjë koment për gazetarët.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Thirrja e Thaçit në Hagë anuloi samitin e Shtëpisë së Bardhë, ku pala kosovare dhe ajo serbe do të uleshin në tryezën e dialogut me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.  

Deri tani nuk ka asnjë afat kohor se sa mund të zgjasë procedura që i paraprin ngritjes apo jo të akuzës ndaj presidentit të Kosovës.

B92 serb, duke iu referuar avokatit Branislav Tapuskovic, thotë se për këtë nuk do të ketë një përgjigje të paktën deri në tetor.

Tapuskoviç, një ish-bashkëpunëtor në Gjykatën e Hagës, është shprehur në një prononcim për RTS se nuk do të ketë asnjë vlerësim deri në tetor, kur gjyqtari i procedurës paraprake duhet të vendosë nëse aktakuza do të të konfirmohet.

Ndërkohë, nuk ka asnjë detaj në lidhje me atë për të cilën është pyetur Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy