Të përjashtuarit nga PD-ja bëhen bashkë. Pas prononcimit të përbashkët të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, atyre u janë bashkuar në një takim edhe deputetët Majlinda Bregu, Astrit Patozi dhe Ritvan Bode. Më pas, takimit i është bashkuar edhe Dashnor Sulo.
Takimi po zhvillohet në një restorant në afërsi të Presidencës.
Topalli dhe Imami dolën sot në mesditë para mediave për të folur hapur në lidhje me ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur ditët e fundit në Partinë Demokratike. Imami dhe Topalli thanë se lista e kandidatëve për deputetë e hartuar nga Basha është një listë humbëse. Ata thanë se kjo listë nuk reflekton konsultime me bazën dhe në këto kushte, forumet duhet të mblidhen për të shkarkuar vetë Bashën nga kreu i PD-së.



