Athina veriperëndimore është përfshirë nga flakët duke djgur shtëpi dhe mijëra hektarë pemë dhe pyje. Zjarret që kanë përfshirë zonën kanë detyruar ekipet e emergjencave të dërgojnë mbi 400 zjarrfikës dhe dy avionë për të neutralizuar flakët. Zjarri i madh në Megara ka shkaktuar mobilizim të gjerë të forcave zjarrfikëse, të cilat po përqendrojnë përpjekjet në zonat Agios Nektarios dhe Kandili.
Autoritetet paralajmëruan se zonat përreth Athinës mbeten në rrezik të lartë, në një kohë që rreth 1 mijë persona janë evakuuar nga rajoni, dhe rreth 250 të tjerë janë shpëtuar nga anijet nga plazhet në zonë. Pas qetësimit të erës së fortë u në rajonin bregdetar të Porto Germenos, janë dërguar më shumë përforcime pasi aty duket situate edhe më e vështirë.
“Kushtet janë më të mira, por ne po ecim përpara sepse ka ende shumë zona ku zjarret janë aktive. Duhet thënë që ky është një zjarr i vështirë që na ka shqetësuar.”
Një ditë më parë dy helikopterë grekë zjarrfikës u përplasën në ajër ndërsa po luftonin me një zjarr në perëndim të Athinës, duke bërë që një avion të rrëzohej në tokë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas grek dhe një danez, vdiqën në aksident.



