Baka: Rrugët e boshatisura kambanë alarmi për aksidentet, masa shtesë për shkeljet rrugore (VIDEO)

Baka: Rrugët e boshatisura kambanë alarmi për aksidentet, masa shtesë për shkeljet rrugore (VIDEO)

Specialisti i trafikut rrugor Gerhard Baka, thotë se krahasuar me një vit më parë kur u gjetën të papërgatitur me fluksin e turistëve, janë marrë të gjitha masat që trafiku të jetë më i lirshëm, jo vetëm në rrugën qytetase por edhe ndërqytetase.

Nga studio e MCN Live, Baka deklaroi se në menaxhimin e trafikut ka ndihmuar edhe hapja e aksit rrugor Qafë Kashari-Thumanë.

Drupal Ad

Në vijim shtoi se i ngarkuar vijon të jetë aksi Qafë Kashari-Rinas-Fushë Krujë, pasi janë shtuar në mënyrë të frikshme fluturimet dhe fluksi është i shtuar.

Rrugët në kryeqytet janë të boshatisura, por është kambanë alarmi, se sa herë kemi pasur segmente rrugore të boshatisura kemi pasur aksidente fatale.

Problem sjellja e këmbësorit, drejtuesit të patinës, motomjetit, a disa fenomene që vazhdojnë shqetësuese jo vetëm për komisariatin e policisë rrugore.

Përdorim i aparatit celular në mënyrë masive, apo mos vendosja e rripit të sigurisë.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes me vetëbesimin e tepruar, pasi pikërisht atje kemi të bëjmë me kambanë alarmi, sepse me ardhjen e pasojës i gjithë mundi dhe sakrifica e çdo punonjësi të policisë rrugore shkon dëm.

Fitorja më e madhe është të mos kesh ngjarje rrugore se sa masa administrative mund të ketë kalon në një plan tjetër.

Duke filluar nga 15 qershori në funksion të planit të masave të sezonit rrugor, të gjitha shërbimet rrugore janë me 12 orar në funksion të trafikut.

Statistikat deri në momentin që po flasim krahasimisht me vitin që lamë pas jemi në trend pozitiv.

Kemi akoma prezent ngjarje rrugore, ngjarje që për hir të së vërtetës është lehtësisht e manovrueshme dhe e shmangshme, por fatkeqësisht jemi para faktit që rrugët e boshatisura rritin shpejtësinë e lëvizjes në qytet.

Ndikon edhe sjellja e këmbësorit se me temperaturat e larta nxiton të kalojë rrugën.

Statistikisht jemi më mirë, por në raport me pritshmëritë jemi larg. Kemi marrë masa lidhur me shkeljet rrugore.

Shumica e ngjarjeve rrugore janë si pasojë e mos respektimit të tabelës, në rrethrrotullim, përdorimi i aparateve celularë, ndërsa sa i takon alkoolit kemi përmirësim të situatës, por ka raste me drejtues të mjetit nën ndikimin e alkoolit si dhe nën efektin e substancave nrakotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy