Hyri në një kishë në Nisë të Francës, ku qëlloi me thikë papritur një prift dhe një murgeshë.
Pas ngjarjes i dyshuari u arrestua nga policia, ku rrëfeu se synimi i tij ishte që të vriste Presidentin francez, Emmanuel Macron, pikërisht ditën kur votohej për t’u rizgjedhur President.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel në kishën Saint-Pierre-d'Arène, pranë Promenade des Anglais.
I dyshuari është një 31-vjeçar, i cili rezultoi me çrregullime bipolare. Policia përjashtoi brenda pak kohësh, dyshimet për akt terrorist, pasi 31-vjeçari rezultoi disa herë i shtruar në spital psikiatrik.
Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi, “Jam i besimit hebre, doja të vrisja Macron, por pastaj u futa në kishë”.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se dy të plagosurit janë prifti Christopher 59 vjeç dhe murgesha Marie-Claude, 72 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



