Nisin protestat e FRPD-së para 3 ministrive dhe Bashkisë së Tiranës

Nisin protestat e FRPD-së para 3 ministrive dhe Bashkisë së Tiranës

Në Ditën e Rinisë, të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së po protestojnë para 4 institucioneve qeveritare. Protesta është parashikuar të përmbyllet në një të vetme para ndërtesës së Kryeministrisë.

Para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë protestojnë kundër reformës në arsimin e lartë.

Një tjetër grup demokratësh protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë  për korrupsionin dhe kontrata koncesionare të firmosura nga ministri Beqaj.

Para Ministrisë së Brendshme, ata protestojnë për situatën e drogës. Ndërkohë, një tjetër protestë po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e plehrave në Sharrë.

Mwsdita do të mbledhë në një të vetme të katër protestat e të rinjve demokratë. Në orën 12:00, ata do të protestojnë para godinës së Kryeministrisë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy