
56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë u paraqitën me simptoma helmimi pas konsumimit të vaktit të drekës një ditë më parë.
Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se përgjegjësia kryesore bie mbi kompaninë që furnizoi Akademinë me ushqim.
Sipas tij, ngjarja duhet të hetohet me seriozitet nga autoritetet, për të identifikuar shkakun dhe përgjegjësit, por shtoi se ka frikë se edhe ky rast mund të harrohet shpejt, si shumë raste të tjera.
Në këtë rast duhet të ketë përgjegjësi penale dhe ajo duhet të shkojë aty ku i takon.
Përgjegjësi kryesor është kompania që ka dërguar ushqimin në Akademinë e Sigurisë.
E them me përgjegjësi se policia duhet ta hetojë seriozisht një çështje të tillë, në mënyrë që të identifikohet se çfarë e shkaktoi helmimin dhe kush janë përgjegjësit.
Vetëm më pas mund të themi se kemi një hetim të suksesshëm.
Por kam frikë se edhe ky do të jetë një hetim që do të harrohet shumë shpejt.



