Strehimi i afganëve, Xhaçka: Shqipëria e gatshme të presë qindra prej tyre

Strehimi i afganëve, Xhaçka: Shqipëria e gatshme të presë qindra prej tyre

Pas konfirmimit të vendimit për ardhjen e afganëve në vendin tonë një reagim ka ardhur këtë paradite nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.

Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lavdëruar Shqipërinë për vendimin për të pranuar strehimin e afganëve. Sipas autoritetit të lartë amerikan, populli afgan meriton të jetojë i sigurtë.

Ditën e djeshme ishte ish-Sekretarja e Shtetit, Madaleine Albright bashkë me Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të SHBA që mirëpritën vendimin e Shqipërisë për afganët.

Nga ana tjetër në Shqipëri kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha kanë qenë ‘pro’ teksa vendimin e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy