
Si pasoj e një defekti, një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE, se shkak i këtij defekti ka qenë një avarie në linjën 35 kV Tirana 1 – Mëzez, dhe kompania ka stakuar energjinë elektrike deri në rimontin e këtij problemi.
Sipas njoftimit nga OSHEE, më poshtë janë edhe zonat në të cilat do të mungojë energjia elektrike.
Bërxull, Domje, Bathore, Ujësjellsi Kamëz, Qerekë, Tapizë, Pompat Tapizë, Breg Lumi, Reparti Ushtarak, Laknas (pjesërisht), Pompat e Antibiotikut, Privat/ Alumin, Everest, Frutikultura, Çekrezë, Kasale, parafabrikatet Kamëz dhe Valias.



