Reshjet e dendura të shiut në të gjithë territorin e vendin kanë shkaktuar dëme të shumta në instrastrukturë dhe bujqësi.
Sipas raportimeve, moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta në Spille dhe mbarë zonën e njësisë Kryevidh në Rrogozhinë. Përrenjtë në fshatin Spille kanë dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra banesa dhe duke rrezikuar dhjetëra të tjera. Bëhet me dije se janë dëmtuar urat që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin dhe dhjetëra pemë janë rrëzuar.
Po ashtu reshjet kanë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë të Lezhës. Kanalet e ujërave të larta kanë dalë nga shtrati, duke krijuar këtë situatë problematike. Gjithashtu është bllokuar dhe rruga që lidh fshatin Kodhel.



