Grabitet karburanti, maskat dhunojnë barbarisht rojën

Grabitet karburanti, maskat dhunojnë barbarisht rojën

Një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër ka rënmë pre e grabitjes. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar barbarisht rojën dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të gjitha paratë e kasafortës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës pranë fshatit Dajç të Lezhës.

Dy grabitësit kanë shkuar në këmbë nga pjesa e pasme e karburantit, ku nën kërcënimin e një arme automatik që mbante në duar njëri prej tyre, i kanë kërkuar dy punonjësve që t’ju jepnin paratë që kishin në kasafortë, raproton ORA.

Në këto kushte njëri prej punonjësve të karburantit Lek Përkeqi, i cili ishte rojë i objektit  ju ka bërë rezistencë dy grabitësve, duke u përleshur me to. Ata e kanë goditur 50-vjeçarin disa herë në kokë me një leve që mbanin me vete, duke e lënë pa ndjenja.

Më pas  kanë marrë shumën e parave që kanë gjetur në kasafortë dhe janë larguar sërish në këmbë, pa u shqetësuar.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa po merret dëshmia e dy punonjësve të karburantit që ranë pre e grabitjes.

Pas verifikimeve rezultoi se shuma e parave të grabitura është 1 milion lekë të vjetra dhe 200 euro.

Dyshimet janë se autoret mund të jenë banore të zonës të cilët e njohin mirë terrenin, kjo duke ju referuar dhe faktit se ata kanë lëvizur në këmbë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy