Shpejtësi mbi normat e lejuara dhe të dehur në timon, policia bllokon 49 patenta në 24 orë

Shpejtësi mbi normat e lejuara dhe të dehur në timon, policia bllokon 49 patenta në 24 orë

38 patenta janë bllokuar sot nga policia në të gjithë akset e vendit për shkak të shpejtësisë mbi normal e lejuara, e cila verion plus 70-80 km/h. Ndërkohë janë vendosur 237 gjoba për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Sakaq nga policia janë marrë 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Ndërkohë 94 gjoba kanë qenë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, ndërsa 123 për përdorimin e celularit. Gjoba ka patur edhe për motorët, shoferët e të cilëve nuk kanë përdorur kaskën mbrojtëse. 90 prej tyre janë gjobitur.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy