Një banor i Shkodrës, i prekur nga përmbytjet, deklaroi se çdo gjë është nën ujë prej dy ditësh.
Çdo gjë e kam ujë prej dy ditësh, në llum. Niveli i ujit mbrëmë është 65 cm, ndërsa jashtë shtëpisë një metër e gjysmë.
Si të largohemi, kemi mallin dhe pasurinë aty ku jetojmë, aty kemi bagëti pula.
Ai tha për MCN Tv se punëtorët e bashkisë kanë ardhur për probleme të vogla, për t’iu çuar ndonjë ujë a ndonjë gjë.
I bëjmë thirrje shtetit shqiptar të vijnë të shohin gjërat tek shtëpitë tona. Të shohin se çfarë është bërë.
Ne nuk i lëvizim. Që nga 2010 nuk ka qenë ky problem. Këtë radhë na ndodhi.



