Hoxha: Rritja e pagave të administratës, faktori i tretë që ka ndikuar në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike

Hoxha: Rritja e pagave të administratës, faktori i tretë që ka ndikuar në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike

Eriola Hoxha, eksperte e financave deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se analizat kanë treguar se turizmi dhe ndërtimi janë dy shtyllat kryesore të ekonomisë që së bashku dhe me rritjen e pagave të administratës kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike në vendin tonë, e deklaruar sot dhe nga ministrja Ibrahimaj. 'Turizmi dhe ndërtimi kanë treguar qëndrueshmëri dhe që janë shtyllat kryesore të ekonomisë të cilat dhe në bazë të analizave janë dy faktorë kryesorë që kanë ndikuar në rritje. Sektori i turizmit dhe ndërtimit kanë treguar që janë të vetmit pas të cilëve ekonomia shqiptare po mbahet. Nuk është vetëm një shifër e publikuar nga INSTAT, por këtyre është referuar dhe misioni i fundit i FMN-së ku ka theksuar që vazhdojnë të mbeten dy sektorë prioritarë dhe se duhet më shumë qëndrueshmëri dhe zhvillim për të gjithë sektorët e tjerë . Ndryshe nga deklaratat e tjera e FMN, është vlerësuar synimi i BSH për të mbajtur në standarde të përcaktuara politikat fiskale, edhe pse inflacioni është mbi objektiv, synohet që inflacioni në 2024 të rikthehet në pikën e përcaktuar nga BSH se kështu mund të mbrohen shtresat në nevojë. Sa i takon deklaratë së ministres për rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike në vend një faktor veç turizmit dhe ndërtimi mendoj që ndoshta dhe rritja e nivelit të pagave të administratës duhet të kalkulohet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy