Truss tërhiqet nga ulja e taksave për më të pasurit

Truss tërhiqet nga ulja e taksave për më të pasurit

Qeveria e re britanike e Kryeministres Liz Truss ka njoftuar se do të tërhiqet nga ulja e tatimit mbi të ardhurat për më të pasurit, e prezantuar dhjetë ditë më parë, e cila i ka çuar tregjet financiare në kaos.

Është e qartë se heqja e taksës 45% ka lënë në hije misionin tonë për të adresuar vështirësitë e vendit tonë. Për këtë arsye ju njoftoj se nuk do ta realizojmë.

Kështu shkroi në Twitter ministri i Financave, Kwasi Kwarteng, duke shtuar:

E kuptojmë, dëgjuam. Kjo do të na lejojë të përqendrohemi në zbatimin e elementeve kryesore të planit tonë të rritjes. Së pari, tavani i çmimeve të energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy