Trump ka kërkuar ndihmë nga ushtria që Ukraina ta hetojë Biden-in

Trump ka kërkuar ndihmë nga ushtria që Ukraina ta hetojë Biden-in

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, William Taylor, raportoi të martën para komitetit të Kongresit për hetimin e presidentit, duke treguar se si Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar që t’i bënte një takim të samitit dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën për fillimin e hetimeve kundër kundërshtarit politik, Joe Biden.

Raportimi i ambasadorit Taylor ishte më i riu në një varg rrëfimesh nga disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë si pjesë e hetimeve për shkeljet e mundshme të presidentit. Ai dyshohet se e ka përdorur pushtetin dhe ndikimin e tij politik për t’i bërë presion qeverisë ukrainase që t’i hetojë rivalët politikë.

Taylor, i cili u zgjodh ambasador në Ukrainë në qershor të këtij viti, raportoi para komitetit të Kongresit me dyer të mbyllura, por deklarata e tij fillestare u publikua pak orë më vonë. Merret vesh se diplomati veteran tha: “Isha i shqetësuar për marrëdhëniet tona me Ukrainën, sepse ato po rrezikoheshin nga një kanal joformal dhe i çrregullt i bërjes së politikës amerikane dhe nga tërheqja e ndihmës jetike ushtarake për arsye të brendshme politike”.

Ai shtoi se ky kanal i çrregullt i ndikimit politik është udhëhequr nga presidenti Trump përmes disa të dërguarve, përfshirë avokatin personal, Rudy Giuliani, sekretarin për energji, Rick Perry, ambasadorin amerikan në BE, Gordon Sondland dhe të dërguarin special në Ukrainë, Kurt Volker.

Këto figura kishin për qëllim që ta bindin presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që t’i fillojë disa hetime që do të mund t’i dëmtonin demokratët dhe sidomos kandidatin për president, Joe Biden, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy