Teksa sot shënohet 13 vite qëkur protesta e përgjakshme të “21 Janarit”, la të vdekur katër qytetarë, gazetari Flamur Vezaj ka publikuar pamje të reja lidhur me protestën dhe vrasjen e Ziver Veizit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA, për edicionin e lajmeve në MCN tv, Vezaj, pohon se pamjet që tashmë janë publikuar janë fshehur nga kryeministri në detyrë në atë kohë Sali Berisha dhe Prokuroria.
Pamjet e publikuara dje nga ana ime janë publikuar për herë të parë pasi kryeministria e asaj kohe, e Sali Berishës dhe Prokuroria që kanë hetuar atë çështje kanë fshehur këto pamje sikur janë pamjet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë.
Këto pamje kanë qenë të filmuara nga kamerat statike të cilat ndodhen në pjesën ballorë të kryeministrisë, kamera e cila nuk është lëvizëse por që monitorohet nga brenda operatorëve të Gardës në kryeministri.
Pamjet kanë qenë cilësore, por si duket këto kanë punuar por dikush i ka gënjyer Prokurorinë dhe Prokuroria ka gënjyer edhe opinionin publik. Për shkak se duket se është vetëm njëra kamerë, në kryeministri kanë qenë të vendosura 11 kamera, kjo ka qenë e vendosur përballë kryeministrisë dhe janë filmuar të gjithë demonstratat që nga momenti i nisjes deri në momentin e përfundimit.
Në atë kohë për këtë kamerë, z.Berisha pati deklaruar se nuk punonin sepse të shohësh shkresën e z,.Gjergj Lexha, njofton kryeministrinë se kamerat nuk punonin që nga viti 2009, ndërkohë kamerat kanë punuar me zë dhe me figurë.
Por në natë kanë ndërhyrë në serverët e kamerave të sigurisë dhe më pas i kanë riformatura të gjitha sistemin e serverëve të kamerave, dhe këto pamje i disponon dikush, por kjo i mbetet Prokurorisë, Policisë në Shqipërisë, SHISH, që ta angazhohet për të gjetur se kush i disponon ato.
Gazetari Vezaj thotë se pamjet e sigurisë tregojnë që brenda nëntë sekondash ndodhën të katërta vrasjet.
Videoja tregon pamjet nga kamera e sigurisë që ishte e vendosur te ndërtesa e Kryeministrisë, ku është regjistruar e gjithë ngjarja, që prej fillimit të protestës e deri në shpërndarjen e saj.
Në pamjet e sigurisë që janë publikuar, shihet se ka ndodh çdo gjë brenda 9 sekondave. Brenda atyre sekondave është bërë vrasja e katër demonstruesve.
Më pare pamjet janë fshehur nga Kryeministri, dhe më pas janë fshehur nga Prokuroria.



