Daçiç nervozohet nga mbështetja e SHBA-ve për Kosovën: Si tu themi miq atyre

Daçiç nervozohet nga mbështetja e SHBA-ve për Kosovën: Si tu themi miq atyre

Serbia vazhdon të shprehë dita ditës pakënaqsitë ndaj Shtetve të Bashkuara të Amerikës, kjo për shkak të mbështetjes që shteti më i fuqishëm i botës i jep Kosovës.

Këtë nervozizëm të e ka shfaqur edhe shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiç, pas përkrahja që ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nick Haley i ka dhënë Kosovës pas një takimi që pati me përfaqësues të vendit.

Ministri Jashtëm serb ka thënë se në politikë nuk ka miqësi, pasi ka dallime të mëdha ndërmjet miqve dhe partnerëve, shkruajnë mediat e Beogradit.

“Haley shkoi në një pritje me ekipin e Kosovës për të promovuar verërat e tyre, e cila ishte një ‘ngjarje shumë e rëndësishme politike’. Amerika po bën gjithçka për ta ndihmuar që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Si mund t’iu themi miq atyre pra. Unë nuk mund të them se i kemi armiq. Unë nuk kam nevojë të flas me burokrat nga ministritë e jashtme, por me liderët e vendeve për të parë mundësinë e interesave të përbashkëta. Lavrov, Tilerson, Mike Pence, me këta mund të flasim”, tha ministri serb.

Ai ka theksuar se forcat perëndimore e kanë vendosur Kosovën në njërën anë, dhe po kundërshtojnë drejtpërdrejtë interesat e Serbisë. Daçiç shtoi se Amerika u bën thirrje vendeve të OKB-së që ta njohin Kosovën dhe çfarëdo që ata bëjnë, prapë ndodhë e njëjta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy