Bali vendos taksë për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin

Bali vendos taksë për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin

Turistët e huaj duhet të paguajnë një taksë prej 150.000 rupi, ose rreth 9.6 dollarë për të hyrë në Bali, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë.

Autoritetet indoneziane thonë se kjo ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës së ishullit.

Bali është i njohur për plazhet e tij të pacenuara dhe dallgët e serfit, si dhe peizazhet e tij të bukura.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pothuajse 4.8 milionë turistë vizituan Balin midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar.

Taksa turistike, e cila u shpall për herë të parë vitin e kaluar, hyn në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë, dita e Shën Valentinit.

Ajo zbatohet për turistët e huaj të cilët hyjnë në provincë nga jashtë ose pjesë të tjera të vendit, ndërsa turistët vendas indonezianë janë të përjashtuar. Udhëtarëve u kërkohet të paguajnë para mbërritjes, përmes faqes së internetit Love Bali.

Turizmi kontribuoi rreth 60% në PBB-në vjetore të Balit para pandemisë.

Sipas byrosë së statistikave të provincës, Australia ishte kontribuuesi më i madh i turistëve të huaj në Bali në nëntor 2023 me më shumë se 100.000 të ardhur. Kjo u pasua nga turistë nga India, Kina dhe Singapori.

Në të njëjtin muaj, autoritetet thanë se planifikonin të ndalonin turistët e huaj që të përdornin motoçikletat, pas një sërë rastesh që përfshinin persona të cilët shkelnin ligjet e trafikut.

Në vitin 2021, bëri bujë një video tre minutëshe e një çifti rus duke bërë seks në malin Batur, një vend i shenjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy