
Kryeministri Rama mbledh sot grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Tema kryesore e mbledhjes do të jetë mënyra e organizimit të Asamblesë, si dhe diskutime për objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës së zgjedhjeve parlamentare.
Tashmë drejtuesit politikë të qarqeve do të raportojnë përpara numrit një të socialistëve, problematikat dhe objektivat për zonën që mbulojnë.
Ky do të jetë një takim i përjavshëm në kuadër të fushatës që pritet të nisë muajt e ardhshëm.



