Një zëdhënës i Hamasit tha për Al Jazeera TV se nuk ka ende asnjë sinjal pozitiv nga negociatat në Doha për një armëpushim në Gaza.
Sipas zëdhënësit, Izraeli nuk po dërgon sinjale pozitive.
Shtojnë kushte, ngrenë kërkesa të reja. Izraeli përpiqet të minojë procesin.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, u tha homologëve të tij britanikë dhe francezë se nëse Irani do të sulmojë Izraelin, aleatët do të duhet të përgjigjen jo vetëm në mënyrë mbrojtëse, por edhe duke sulmuar objektiva të rëndësishëm në Iran.



