Kërcënimi i gjyqtares, Hoxha: Një javë më parë u kërcënua dhe nga një prokuror i Tiranës

Kërcënimi i gjyqtares, Hoxha: Një javë më parë u kërcënua dhe nga një prokuror i Tiranës

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN lidhur me kërcënimin për gjyqtaren e shkallës së parë Tiranë, Arnisa Këlliçi, zbuloi se një javë para se të merrte kërcënimin nga një letër e cila kishte ardhur nga burgu i Fushë Krujës, ajo është kërcënuar nga një prokuror.

Hoxha tha se gjyqtarja ishte kërcënuar me vrasje nga një prokuror i shkallës së parë Tiranë dhe këtë gjë ja ka komunikuar kancelari i gjykatës i cili e ka regjistruar bisedën me prokurorin. Pasi gjyqtarja është informuar nga kancelari për kërcënimin, në një bisedë informale me prokuororin, gjyqtarja vendosi të mos e kallëzoj prokurorin, pasi ky i fundit u justifikua me gjendjen emocionale jo të mirë.

Megjithatë pas kërcënimin nga burgu i Fushë Krujës, Këlliçi ka vendosur që përveç kallëzimit për kërcënimin nga burgu, të kallëzojë dhe kërcënimin nga prokurori i shkallës së parë.

“Në rastin konkret, gjyqtarja e shkallës Penale i ka shkuar një letër që ka vulën dhe pullën e Fushë Krujës. Letrën e ka hapur të shtunën, por mund ti ketë shkuar edhe më parë. Menjëherë është shqetësuar dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Sot është vendosur nga Këshilli I Lartë Gjyqësorë që të mbrohet për 3 muajt.

Paqartësia është se javën e kaluar kjo është vënë në dijeni nga kancelari i gjykatës së Tiranës se një prokuror po i Tiranës ka kërcënuar me jetë kancelarin dhe gjatë bisedës që ka bërë me kancelarin ka thënë edhe për filanen do e vras. Kjo bisedë është e regjistruar nga kancelari. Pas kësaj kancelari ka njoftuar gjyqtaren dhe i ka thënë më ka marrë filan prokuror përveç se ca më tha mua, më tha dhe këtë gjë për ty. Pas kësaj kancelari ka bërë një kallëzim në polici dhe prokurori për prokurorin e shkallës së parë Tiranë.

Ndërkohë gjyqtarja pasi është vënë në dijeni që prokurori ka përdorur këtë fjali për të, e ka thirrur prokurorin i cili ka thënë që nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale, kërkojë ndjesë dhe kjo nuk ka bërë kallëzim për prokurorin. Ndërkohë kancelari e ka pasqyruar këtë gjë.

Kur ka bërë kallëzimin të shtunën që I ka ardhur kërcënimi nga burgu, gjyqtarja ka bërë dhe kallëzimin e prokurorit.

Në këtë moment në Shqipëri janë nën mbrojtje 23 prokurorë dhe gjyqtarë që mbrohen nga një strukturë e posaçme për shkak të kërcënimeve. 3 drejtues policie janë gjithashtu në mbrojtje.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy