Orban: Biden nuk i kupton rusët

Orban: Biden nuk i kupton rusët

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden “keqkupton” rusët nëse pret që sanksionet ekonomike dhe humbjet e vijës së parë të gërryejnë mbështetjen për presidentin Vladimir Putin, ka pohuar kryeministri hungarez Viktor Orban.

Fokusi i politikës perëndimore është "si t'i ofrohet më shumë liri njerëzve", ndërsa për rusët prioriteti kryesor është uniteti kombëtar, i tha Orban gazetarit amerikan Tucker Carlson në një intervistë të botuar në X (ish-Twitter) të mërkurën.

"Kjo krijon një lloj përqasjeje ushtarake nga Rusia...gjithmonë për sigurinë, zonën tampon, qasjet gjeopolitike," shpjegoi kryeministri hungarez, duke argumentuar se ky qëndrim ishte "legjitim" duke marrë parasysh historinë e Rusisë.

"Ata i keqkuptojnë rusët," tha Orban duke iu referuar lidershipit të SHBA. “Është një gjë e vështirë, veçanërisht kur ke një oqean mes teje dhe Rusisë”, shtoi ai. 

Carlson e pyeti Orbanin se çfarë mund të ndodhte me Rusinë dhe arsenalin e saj bërthamor nëse Perëndimi do të kishte sukses në "vrasjen" e  Putinit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy