Kryeministri Edi Rama tha nga Asambleja e PS këtë të shtunë se do të ulë numrin e deputetëve. Kryeministri tha se ligji i ri për referendumet pritet të miratohet brenda këtij sesioni.
“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS.
Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë, por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”



