Partia Socialiste mori 74 mandate, Rama: Shqipëria fitoi

Partia Socialiste mori 74 mandate, Rama: Shqipëria fitoi

Përfundimi i procesit të numërimit në të gjithë vendin prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.

Fill pas fitores, dje kryeministri Rama zhvilloi një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit.

Ai i shprehu falenderimin për fitoren dhe theksoi se fitorja nuk i atribuohet Partisë Socialiste, por Shqipërisë.

Këtë “slogan”, ai e ka vijuar edhe në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto me në sfond flamurin kombëtar, e ku shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”

Një ditë më parë, Rama tha se një mandat tjetër i jep mundësinë për ta udhëhequr vendin drejt majës.

Duke e vlerësuar PS si një makineri fitoreje, Rama iu drejtua kryedemokratit Basha për t’i kërkuar të pranojë humbjen në mënyrë dinjitoze.

Rama tha se mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje i shtrin dorën e bashkëpunimit në të mirë të vendit opozitës, ndërsa në asnjë moment nuk përmendi LSI-në.

May be an image of text

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy