Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se nuk do të ketë bojkot nga PD-ja, por mosbindje civile deri në krijimin e një qeverie teknike.
“Dënimi politik me urdhër të Ramës i Ervin Salianjit është goditja e radhës që i bëhet opozitës. Kemi disa vite ku opozitës shqiptare i është bërë një sulm i paprecedentë në asnjë vend tjetër të NATO-s. Burgosja e Ervin Salianjit bëhet pa ligj. S’ka nen, gjykata i është referuar një neni që s’ekziston, si në rastin e Berishës. Në këtë situatë kur shteti ka rënë, demokracia ka rënë, çfarë duhet të bëjmë? S’ka bojkot, ka mosbindje civile, deri në arritjen e qëllimit që është qeveri teknike. Do nisim betejën për arritjen e qeverisë teknike”.
Duke u ndalur te protesta e thirrur nga PD më 7 tetor, Bumçi tha:
“Zëri i protestës do jetë aksioni në terren, mosbindja civile, paralizimi i narko-qeverisë dhe imponimi i qeverisë teknike”.



