Berisha: Skandali McGonigal, Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë

Berisha: Skandali McGonigal, Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama si të përfshirë kokë e këmbë në çështjen “McGonigal”, duke e cilësuar një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se çështja vazhdon të përbëjë lajm botëror.

Sipas tij, Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime

Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal. Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.

Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës. 

Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën. Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht. Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë. 

Edi Rama e përdori kundër opozitës shqiptare pasi ai dërgoi në Vjenë ministër me avion të posaçëm Tiranë-Zyrih-Vjenë, anëtarë kabineti, Tom Doshin, Durim Bamin dhe McGonigal arriti të emërojë një prokuror federal që do të dëgjonte të akuzuarin Durim Bami për atentat ndaj Tom Doshit. Në fakt është vërtetuar se prokurori pas 4 orësh pyetje me Durim Bamin, ka deklaruar sapo ka mbyllur seancën se nga fjala e fundit k thoshte vetëm mashtrime. 

E pa se Durimi ishte një mashtrues i pakualifikuar se përsëriste ato që i kishte thënë Toma. Pra, të gjitha këto i fsheh Altin Dumani në mënyrën më kriminale, më të papërgjegjshme. Të gjitha këto i mbyll në sirtar Altin Dumani, sepse Altin Dumani është një mercenar që nuk ka dinjitet, nuk ka nder, nuk ka integritet, por që fshin këpucët e padronit të tij. 

Opozita ka çuar dosjen në SKAP, të cilën Altin Dumani e mban në sirtar për McGonigalin. Opozita ka paraqitur dëshmitarëve të cilëve Agron Neza, McGonigali dhe Dorian Duçka u kanë kërkuar miliona për këto apo ato veprime. Altin Dumani fsheh dosjen, fsheh provat, fsheh faktet. Qëndron si mercenar mburojë e kriminelëve si Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka. 

Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale.
Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij.


E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani.
Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha.


A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi.
Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?
Edhe kjo kërkon përgjigje.
Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi.
Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy