20 vende bëhen bashkë për të kapur El Chapon e Azisë, vihet në pranga në Holandë

20 vende bëhen bashkë për të kapur El Chapon e Azisë, vihet në pranga në Holandë

Kreu i një prej karteleve më të mëdha aziatike të drogës është arrestuar në Amsterdam.

Sipas BBC, i arrestuari është Tse Chi Lop, shtetas kanadez me kombësi kineze, i njohur si 'El Chapo' aziatik.

Ai drejton një perandori 70 miliardë dollarëshe që administron trafikun e drogës në të gjithë Azinë.

56-vjeçari, një nga njerëzit më të kërkuar në botë, u ndalua në Aeroportin Schiphol përpara se të hipte në një avion që udhëtonte drejt Kanadasë.

Policia australiane e ka shpallur në kërkim prej më shumë se 10 vjetësh dhe tani qeveria në Melburn do të kërkojë ekstradimin e tij.

Sipas Policisë Federale Australiane, Lop është përgjegjës për 70% të drogës që hyn në vend.

Shërbimet e inteligjencës të mbi 20 vendeve morën pjesë në operacionet për arrestimin e Tse, i cili vitet e fundit jetonte midis Macau-t, Hong-Kongut dhe Tajvanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy