Elon Musk kërcënon të largohet nga marrëveshja me Twitter

Elon Musk kërcënon të largohet nga marrëveshja me Twitter

Elon Musk ka kërcënuar se do të largohet nga blerja e Twitter-it prej 44 miliardë dollarësh, duke akuzuar kompaninë e mediave sociale se ka “penguar” kërkesat e tij për të mësuar më shumë rreth bazës së saj të përdoruesve.

Në një letër të dorëzuar te rregullatorët, Musk tha se kishte të drejtë të bënte matjen e tij të llogarive të padëshiruara.

Letra zyrtarizon një mosmarrëveshje që ka “zier” për javë pasi Musk deklaroi se marrëveshja ishte “në pritje” të informacioneve të mëtejshme.

Twitter ka mbrojtur vlerësimet e tij. Por Musk ka thënë se beson që llogaritë e padëshiruara dhe të rreme përfaqësojnë një pjesë shumë më të madhe se 5% e përdoruesve të përditshëm që Twitter raporton publikisht.

“Si pronari i mundshëm i Twitter-it, zoti Musk ka të drejtë në mënyrë të qartë për të dhënat e kërkuara që t’i mundësojnë atij të përgatitet për kalimin e biznesit të Twitter në pronësinë e tij dhe për të lehtësuar financimin e transaksioneve”, shkruante në letër avokati Mike Ringler.

Mosmarrëveshja ka ngritur më shumë dyshime për të ardhmen e blerjes, të cilën bordi i Twitter e miratoi në prill. Twitter, shtoi se synonte të përfundonte marrjen me çmimin dhe kushtet e rëna dakord.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy