Pesë persona të moshës 18 deri në 22 vjeç u qëlluan me armë zjarri dhe u plagosën pranë një kampusi universitar në Baltimore.
Sipas informacioneve paraprake asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.
Departamenti i Policisë së Baltimores bëri me dije në X se po i përgjigjej të shtënave pranë kampusit të Universitetit Shtetëror Morgan.
Deri më tani nuk është bërë e ditur asnjë arrestim në lidhje me të shtënat.
"Të shtënat ndodhën në kampusin e Universitetit Shtetëror Morgan të martën rreth orës 21:25 me orën lokale", u tha gazetarëve komisioneri i policisë së Baltimores, Richard Worley.
Shefi i Policisë së Universitetit Lance Hatcher tha se katër nga të plagosurit ishin studentë të universitetit.



