Mjeshtri i meditimit Sheki Useini thotë se ligji i tërheqjes nuk ekziston dhe se shkencëtarët e mëparshëm iu referohen ligjeve universale dhe aty nuk ekziston një ligj i tillë.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se ligji i tërheqjes është një shpikje e mendjes, një shpikje e egos dhe nuk ka të bëjë me rolin që kemi si qenie humane në këtë planet.
Ne jemi qenie krijuese. Në univers nuk ekziston tërheqja, nuk përmendet as në fizikën kuantike dhe as në librat hyjnor si Kurani, Bibla, Kabala.
Krijohen ligjet e mendjes që tek njerëzit mund të krijojnë shpresë për diçka.
Ne jemi energji dhe kemi mundësi ta manipulojmë energjinë dhe të rrisim vibrimin.
Nëse themi tërheqim, ne neglizhojnë rolin e të qenit krijues.
Ne jemi krijues dhe duhet të mbështetemi te ligji më i famshëm në univers, i mbjelljes dhe korrjes.
Fara nuk e tërheq frutin, por e krijon. Edhe njeriu nuk e tërheq jetën, por e krijon atë.
Ne nuk tërheqim asgjë dhe vetëm vibrojmë në frekuenca të caktuara. Universi i përgjigjet gjithmonë frekuencës që transmetojmë.
Kur vibrojmë në nivele të ulëta, dëshirojmë të tërheqim. Nëse ti qëndron gjithmonë në statusin që do të tërheqësh gjithë kohës, ti transmeton mangësi, ti nuk je.
Duhet ta ndjejmë bollëkun para se të ndodhë në realitet. Ne nuk mund të krijojmë në paqen në jetën tonë, nëse nuk vibrojmë në frekuencat e paqes.
Hajmalitë nuk mund të të kthehen në të kundërtën, nëse ti mendon mirë, do të kthehet mirë. Çdo gjë varet nga niveli i besueshmërisë që ti ke.
Nga shkenca mistike dhe spirituale, nëse i referohesh mendjes, po ekziston ligji i tërheqjes.
Nëse futesh në meditim të thellë, e tejkalon mendjen. Ligji i tërheqjes ekziston se ekziston mendimi për ligjin e tërheqjes.
Nëse ligji i tërheqjes do ekzistonte dhe ne do mund të tërhiqnim gjithçka, ne do rrinim pa bërë asgjë dhe do kishim gjithçka.
Ligji i tërheqjes lidhet me pangopshmërinë dhe frikën. Të besosh në ligjin e tërheqjes do të thotë të mendosh për korrjen pa u marrë me mbjelljen.
Ligji i tërheqjes nuk sjell rezultate konkrete. Uroj të heqim dorë nga konceptet që krijojnë egoja.
Se fjalën e fundit duhet ta ketë shpirti dhe mençuria fizike. Ligji i tërheqjes ka të bëjë vetëm me atë që ka shpikur vetë mendja nëpërmjet egos.
Ne nuk e mobilizojmë dhe fuqizojmë aftësinë që na ka falur perëndia, hyjnorja, është aftësia krijese.
Ne atë që duam të tërheqim e kemi brenda, ne jemi pjesë e bollëkut.
Nuk ka gjë që mendja e njeriut mund ta mendoj dhe nuk mund ta krijojmë.
Nuk ekziston ndarja mes teje dhe asaj që ti dëshiron.



