Dështimi me Arbitrazhin e brendshëm/ Tomorri: Kompanitë e huaja s'do zgjedhin Shqipërinë për mosmarrëveshjet me shtetin

Dështimi me Arbitrazhin e brendshëm/ Tomorri: Kompanitë e huaja s'do zgjedhin Shqipërinë për mosmarrëveshjet me shtetin

Gazetari Klodian Tomorri foli në “MCN Economy” mbi dështimin e Gjykatës së brendshme të Arbitrazhit, ku 7 muaj pas miratimit s’është ende funksionale. Tomorri thekson që efikasiteti do varet nga interesi që do kenë palët për të zgjedhur këtë instrument. Gazetari vë në dukje që nuk mendon që kompanitë e huaja që hyjnë në marrëdhënie me qeverinë shqiptare do të zgjedhin arbitrazhin në Shqipëri. Kjo pasi vendi unë s’ka besueshmëri të lartë në sistemin e drejtësisë, dhe perceptohet një vend me risk dhe korrupsion të lartë. 

Premisat që të dështonte ishin që në momentin e parë, që në miratimin e ligjit, pasi nuk ishte përcaktuar ku do vendosej struktura e arbitrazhit. Ka disa modele në botë, ku janë të atashuara pranë gjykatave, apo Dhomave të Tregtisë. Ishte miratuar një ligj shabllon dhe unë dyshoj se tregu do ketë ndonjëherë interes, të paktën për një periudhë, për këtë instrument. Me sa duket është çështje e kulturës, e besimit që sipërmarrja apo qytetarët kanë ndaj kulturave të reja që ngrihen, pavarësisht se në teori Arbitrazhi është instrument shtesë, që jep vendime të shpejta, me pak kosto, dhe çliron gjykatat nga një stok çështjesh. Krijimi i një instrumenti të ri që do ndante konfliktet e karakterit administrativ apo sipërmarrës, do ta lehtësonte këtë stok dosjesh. Natyra e konflikteve të biznesit janë të shumëllojshme, në ekzekutim kontratash, apo prishje të njëanshme të kontratave, etj. me radhë. Ideja është që të lehtëson dosjet. Por që institucioni i Arbitrazhit të bëhet efektiv, duhet që palët ta pranojnë më së pari. Dy biznese duhet ta vendosin në kontratë, që në rast të një mosmarrëveshje, instrumenti ku do drejtohemi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është Arbitrazhi. Jo automatikisht Arbitrazhi do jetë përgjegjës për të zgjidhur çdo konflikt të natyrës tregtare apo administrative nesër. Është në vullnetin e njerëzve apo bizneseve nëse duan ta përdorin këtë instrument apo jo. Se sa efikas do jetë apo ne s’mund ta parashikojmë. Nuk e di nëse Ministria e Drejtësisë do ta lërë pranë Dhomës së Tregtisë apo pranë gjykatës.

Efikasiteti do varet nga interesi që do kenë palët për të zgjedhur këtë instrument. Sa i përket çështjeve të mëdha, të investitorëve të huaj që hyjnë në marrëdhënie me qeverinë shqiptare, nuk mendoj se një kompani e huaj do zgjedhë arbitrazhin në Shqipëri. Është e thjeshtë, sepse Shqipëria s’ka besueshmëri të madhe të sistemit të drejtësisë në tërësi. Duke qenë se Shqipëria perceptohet një vend me risk të lartë, me korrupsion të lartë, me paqëndrueshmëri në politika, të gjitha kompanitë e huaja që investojnë në Shqipëri dhe marrin kontrata publike, gjëja e parë që bëjnë është të vendosin dy klauzola, që çdo konflikt do zgjidhet në gjykatat ndërkombëtare, dhe kanë klauzolën e stabilitetit, që për çdo ndryshim të rregullave të lojës gjatë lojës, klauzola e detyron qeverinë t’i dëmshpërblejë kompaninë. Gjykata s’ka të drejtë ta kthejë vendimin e gjykatës së arbitrazhit. Vendimi s’mund të ankimohet për ta rrezuar. E vetmja gjë për të cilat mund të shkohet në gjykatë civile apo administrative, është vetëm për procedurat”.

I pyetur mbi deklaratat e Ramës dhe mundësinë që Shqipëria të tërhiqet nga arbitrazhi ndërkombëtar, Tomorri thotë: 

Ka vende që tërhiqen nga arbitrazhit ndërkombëtare. Por çështjet që ke të hapura, s’preken nga vendimi yt. Vendimet për ato çështje do ekzekutohen me hir apo me pahir. Tërheqja mund të bëhet për çështjet që vijnë nga tani e tutje. Deklarata e Ramës ishte për konsum, për presion ndoshta, që erdhi në inat e sipër për çështjen Beketi. S’është e lehtë të tërhiqesh sepse ke penalitete të tjera, mund të kesh edhe bllokim të aksesit në sistemin ndërkombëtar të pagesave. E kanë bërë vende si Rusia, por s’besoj që Shqipëria e ka atë fuqi aq të madhe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy