Ndihma ekonomike, Pira: Ka nisur shpërndarja e 6%, numri i përfituesve jo më shumë 800 familje (VIDEO)

Ndihma ekonomike, Pira: Ka nisur shpërndarja e 6%, numri i përfituesve jo më shumë 800 familje (VIDEO)

Në këto orë të fundit të këtij viti ka pasur një veprimtari dhe shërbim me vonesa sa i përket tërheqjes së ndihmës ekonomike duke krijuar radhë në pritje.

Juliana Pira, përgjegjëse e shërbimit social për MCN deklaroi se ka nisur shpërndarja e 6%, ndërsa theksoi shpërblimet përkatëse për ndihmat ekonomike janë çuar që ditën e djeshme në postë.

Ajo shtoi se më pas është procedura e postës që kalon me radhë nis me shpërndarjen e 6% dhe më pas të gjitha borderotë e tjera.

Shpërblimet përkatëse për ndihmat ekonomike janë çuar që ditën e djeshme në postë dhe ka nisur dhe shpërndarja e shpërblimeve të 6%. Më pas është procedura e postës që kalon me radhë, nis me 6% dhe më pas te të gjitha borderotë e tjera. Ndihma nuk është 36 mijë lekë të vjetra, por varion nga numri i anëtarëve të familjes. Ajo varion nga 36 deri te100 mijë lekë të vjetra. Ndërsa 6% është fond për ata që nuk fitojnë pikët nga sistemi ynë i pikëzimit dhe në varësi të rasteve zgjedhim kryesisht ato nëna që janë të vetme.

E pyetur se sa është numri i personave që marrin ndihmë ekonomike, Pira tha se jo më shumë se 500-800 familje.

Nuk kam një shifër të plotë, por është mjaftueshëm për ata persona që kanë nevoja dhe di të them se askush nuk është lënë jashtë. Numri i familjeve që marrin ndihmën ekonomike është jo më shumë se 500-800 familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy