DASH për Shqipërinë: Korrupsioni ende problem, mosndëshkimi i zyrtarëve-problematika më serioze (VIDEO)

DASH për Shqipërinë: Korrupsioni ende problem, mosndëshkimi i zyrtarëve-problematika më serioze (VIDEO)

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, ku mes të tjerave ka pasqyruar edhe sfidat në Shqipëri.

Pavarësia gjyqësore, kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit, korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes si dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve janë shqetesimet kryesore të vendit.

Por sipas raportit, mosndëshkimi i zyrtarëve ështe problematika me serioze, ku politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi i janë shmangur gjykimit. Sipas të dhënave, Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.Tek shembujt perfshihet  një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge.

Edhe pse Kushtetuta ka parashikuar një gjyqësor të pavarur, presioni politik dhe korrupsioni ka ndikuar edhe ne nje gjykimin e drejtë. Sipas DASH, seancat gjyqësore nuk ishin të hapura për publikun.

Gjatë vitit 2020 qeveria dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin  edhe tek media duke ushtruar presion politik dhe ekonomik, ose duke perdorur  kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy