Avokati Zaçe Islami, për idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një shteti sovran bektashi brenda Tiranës, e sheh si shashkë.
Unë nuk e njoh për Baba, e njoh si ish-oficerin Mondi. Këto që bën Rama i bën jo nga vetja, e kanë urdhëruar masonët, e kanë urdhëruar ata që janë armiq të betuar të shtetit shqiptar.
Rama me këtë që bëri tani, futi sherret dhe grindjet mes besimeve fetare në Shqipëri, se në Itali janë të tërë katolikë, në Greqi të tërë ortodoksë, e ka kollaj që ti përçajë.
Shqiptarët fatmirësisht e kanë fantastike besimin te njeri tjetrit. Kjo është një gafë e mediave i dhanë rëndësi një shashke që hodhi Edi Rama. Kjo duhej injoruar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Islami tha se nga 20 teqe bektashie, vetëm 7 e njohin Baba Mondin, ndërsa 13 të tjerë nuk e njohin, pasi është i padenjë për të qenë atje.
Sipas tij, ishte një tentativë e Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga problemet që ka vendi.
Rama dhe zoti Mondi, i shërbejnë të njëjtës agjenturë. Në besimet fetare hyjnë shumë njerëz që janë klerikë.
Edhe zoti Mondi nuk është fetar, është futur kontrabandë aty, nuk është i besimit bektashi.
Mondi duhet t’i thërrasë mendjen se nuk është i paprekshëm, pasi besimtarët bektashi do ia tregojnë vendin.
Është hartuar prej kohësh ky plan, nuk është i tyre, por i importuar nga jashtë për të prishur homogjenitetin e kombësisë shqiptare.
Qëllimi është jashtëzakonisht i egër. Në popull nuk do gjejë mbështetje, por politikisht i kanë të gjitha në dorë.
Populli shqiptar është në gjumë, në anestezi të plotë. Është antikushtetues, në këto kushte nuk e bëjnë dot.
Rama beson vetëm te djalli, nuk beson në fe. Rama është pagëzuar nga priftërinj grekë. Objektivi i tij është të përçajë besimet në Shqipëri.
Masonët e përdorin Shqipërinë si kavje eksperimentale, për të parë se çfarë do ndodhë këtu që ta përdorin në vende të tjera.



