Vdekja e Jani Rustemit, avokati: Provohen dy shkelje, nuk është mbrojtur shëndeti i të burgosurit (VIDEO)

Vdekja e Jani Rustemit, avokati: Provohen dy shkelje, nuk është mbrojtur shëndeti i të burgosurit (VIDEO)

Avokati i 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ku mbahej në gjendje kome nën mbikëqyrjen e efektivëve të Drejtorisë së Burgjeve, Franc Terhiati thotë se ende nuk e kanë marrë zyrtarisht nga morgu raportin e vdekjes.

Duke folur për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se nga informacioni që kanë deri tani provohen dy shkelje, së pari për 11 ditë nëna e të ndjerit nuk është njoftuar, nga momenti i transportimit me urgjencë në spital dhe deri në njoftimin e saj.

Së dyti në momentin e vendimit të gjykatës, si masë sigurimi arrest me burg, nuk është ekzekutuar në përputhjen me ligjin, pasi ka vijuar të qëndrojë në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe nuk është transferuar pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Këto dy shkelje janë provuar.

Nuk është përmbushur detyrimi ligjor për mbrojtjen e shëndetit të burgosurit. Ka pasur mungesë transparencë gjatë periudhës që nga kallëzimi i nënës së të ndjerit.

Kemi kërkuar informacion për praktikën e dokumentacionit, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Ka vetëm një deklaratë të policisë që për probleme shëndetësore është dërguar në urgjencë.

Shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak, për shkak se ka qenë në gjendje kome prej shumë ditësh, dje jemi njoftuar se nuk ka mundur të jetoj në gjendjen që ishte.

Ajo që kërkojmë dhe do e kërkojmë shumë fuqimisht është që Prokuroria jo vetëm të kryejë hetim të gjithanshëm por të ketë veprime transparent që dhe familjarët e tij të dinë.

Lidhur me mjekimin e marrë në ambientet e policisë, avokati tha se kanë informacion vetëm epikrizën e mjekut dhe aty referohet që gjatë qëndrimit pranë bllokut të sigurisë, është përdorur metadon.

Ky informacion na bën të kemi dy pista. Metadoni ose i është dhënë nga personel i specializuar dhe kjo lloj mase metadoni e ka çuar në gjendjen që ishte dhe ndërroi jetë.

Apo nëse këtë sasi metadoni e ka marrë vetë dhe sërish është shkelje. Për sasinë nuk kemi informacion. Ka kaluar një muaj dhe nuk kemi asnjë informacion.

Nuk dimë si është trajtuar, cili e ka trajtuar me metadon. Nga raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit pasqyrohet i njëjti informacion, që janë shkelur të drejtat e tij si i paraburgosur, duke qëndruar në bllokun e sigurisë.

Kemi paraqitur kallëzim penal që në 28 prill, të nesërmen kur morëm dijeni për gjendjen e rëndë. Prokuroria po zhvillon hetimet dhe ka një afat 3 mujor për kryerjen e hetimit.

Prokuroria ta trajtojë këtë rast me prioritet, për shkak dhe të interesit që ka.

Terihati shtoi se nga përmbajtja e deklarimit të nënës së Jani Rustemit pranë komisariatit, ajo ka deklaruar se kur ka bërë këqyrjen e të birit kur ka shkuar të vizitojë në spital, nuk ka konstatuar shenja dhune.

I riu Jani Rustemi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve dhe gjatë qëndrimit në paraburgim shfaqi probleme të shëndetit që lidheshin me varësinë ndaj drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy