Kallëzimi që zbuloi krimin në familjen Meta në Shënavlash/ Kamera e sigurisë zbuloi dy djemtë që fshehën gjurmët e krimit

Kallëzimi që zbuloi krimin në familjen Meta në Shënavlash/ Kamera e sigurisë zbuloi dy djemtë që fshehën gjurmët e krimit

Kallëzimi i rremë për zhdukjen e babait në familjen Meta në Policinë e Durrësit në më pak se 4 ditë zbuloi planin për të fshehur krimin makabër. Fëmijët dhe gruaja e Pëllumb Metës ishin përfshirë në vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim ndaj kryefamiljarit.

Askush nuk do ta besonte se denoncimi i Hysen Metës për zhdukjen e babait të tij Pëllumb Meta banues në Shënanlash të Durrësit do të ishte një denoncim i rremë për të fshehur krimin makabër.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “FactCheck”, Hysen Meta sot i dyshuar si autor i vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së babait të tij, mbrëmjen e 13 shkurt ora 22.30 u paraqit në Policinë e Durrësit.

Ai kërkoi ndihmë për të gjetur babain, ndërsa policia nisi të kërkonte ngado për të gjetur Pëllumb Metën.

“Është larguar babai nga banesa, ai quhet Pëllumb Hamdi Meta i datëlindjes 9.6.1974 dhe ka tetë klasë shkollë”.

Pas këtij denoncimi, Hysen Meta i cili vetëm pak ditë më parë kishte ardhur nga emigrimi në Itali ku qëndronte, u rikthye në banesën e tij dykatëshe në Shënavlash.

Të nesërmen e këtij kallëzimi më 14 shkurt 2024 teksa policia nisi të gjurmonte provat zbuloi se telefoni i viktimës ishte i fikur dhe të parët që u morën në pyetje ishin dy djemtë e Pëllumbit, Hyseni me Amarildon, më pas Hygerta vajza e tij dhe bashkëshortja e të ndjerit.

Askush prej tyre nuk dha një ndihmë për policinë përveç faktit se babai kishte disa ditë që nuk kthehej në banesë dhe ai punonte si roje diku afër shtëpisë.

Pa përgjigje ishin edhe kolegët e punës, banorët e lagjes dhe të afërm të familjes. Ndërsa më 17 shkurt 2024, 72 orë pas nisjes së hetimeve. Kamerat e sigurisë zbuluan një skenar të denjë për filma horror.

Automjeti i viktimës vetura model Citroen me targë AA128YO lëvizte mëngjesin e 11 shkurtit ora 04.16 minuta nga shtëpia e Pëllumbit në drejtim të plazhit Sektor Rinia.

Kjo pamje filmike më datë 18 shkurt iu vendos para fëmijëve të Pëllumb Metës të cilët pa e ditur se ishin filmuar kishin sërish një përgjigje sipas planit kriminal.

Hyseni dhe vajza Hygerta pranuan se krimin e kishte kryer Hygerta pasi babai i tyre kërkonte ta fejonte motrën pa dëshirë dhe vëllai tjetër Amarildo dhe nëna e tyre Blerina s’ kishin asnjë lidhje me krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy