"Mos trego që ta mora telefonin. Për çdo gjë, qoftë edhe lekë, na thuaj ne”/ Goxhaj tregon bisedën me Klotilda Bushkën

"Mos trego që ta mora telefonin. Për çdo gjë, qoftë edhe lekë, na thuaj ne”/ Goxhaj tregon bisedën me Klotilda Bushkën

Mcn Tv ka siguruar dosjen e SPAK ndaj Ajola Xoxës, ku ndër të tjera është dëshmia e Ina Goxhaj, një prej vajzave të punësuara në kompanitë e Ajola Xoxës, si ish-drejtoreshë e qendrës BYLA. Goxhaj tregon si e kontaktoi ish-deputetja Klotilda Bushka, dhe u takua me të në vendin e punës në 14 janar të këtij viti. 

Deklaruesja shpjegon se Klotilda e ka porositur disa herë gjatë bisedës që “të mos fliste” me Adelën dhe të mos kishte asnjë lloj komunikimi me të. Madje, Klotilda Bushka i ka thënë që të mos kishte komunikim as me familjarët e saj lidhur me takimin që ato po zhvillonin.

Më pas, Goxhaj shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se Romina mund ta merrte në telefon, në lidhje me një prokurë që do të lëshohej dhe do ta nënshkruante. Deklaruesja është shprehur dakord për të nënshkruar prokurën që i është propozuar.

Goxhaj shpjegon se Klotilda i ka thënë “mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon.” Që mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë.

Më pas, ajo shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në SPAK, ajo nuk duhej të tregonte sesi Klotilda ia kishte marrë telefonin. 

Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që ia ka dhënë shtetësja Ajola Xoxa) e kishte prej vitesh në përdorim dhe se atë e kishte e ka vënë në përdorim kohët e fundit. 

Në fund, deklaruesja shprehet se teksa po përshëndetej me Klotildën, kjo e fundit i ka thënë “për çfarëdolloj gjëje që të duhet, qoftë edhe për lekë, na thuaj ne.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy