Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, Zelensky: Në një luftë të madhe, nuk ka vepra të vogla

Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, Zelensky: Në një luftë të madhe, nuk ka vepra të vogla

Ukraina feston sot ditën e saj të Pavarësisë, saktësisht 18 muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë ndaj ish-fqinjës së saj sovjetike.

24 gushti shënon 32 vjetorin kur Ukraina deklaroi se do të shkëputej nga  Bashkimi Sovjetik në 1991.

Para pushtimit të Rusisë, dita u shënua nga festime dhe parada, por vitin e kaluar, ajo u errësua nga një sulm me raketa në një stacion treni në lindje të Ukrainës që vrau të paktën 22 njerëz.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi ukrainasit këtë të enjte pasi vendi i shkatërruar nga lufta shënon Ditën e 32-të të Pavarësisë.

“Një festë e njerëzve të fortë. Një festë e njerëzve me dinjitet”, tha Zelensky, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra Presidenciale e Ukrainës.

Duke e quajtur "një Ukrainë të pavarur" atë për të cilën "ne po luftojmë", Zelensky lavdëroi kontributet e çdo qytetari duke thënë, "në një luftë të madhe, nuk ka vepra të vogla".

Ai falënderoi të gjithë ukrainasit në vijën e parë së bashku me vullnetarët dhe familjet pas tyre. Ai gjithashtu vajtoi ushtarët e rënë, duke i quajtur ata "heronj që na penguan të humbnim Ukrainën".

Zelensky përgëzoi  "mijëra mjekë ukrainas që shpëtojnë mijëra jetë" dhe gazetarët, ndër të tjera, që përhapën "të vërtetën për Ukrainën dhe këtë luftë në gjuhë të ndryshme".

Presidenti gjithashtu siguroi ukrainasit "nën okupim" të cilët "kanë pritur dhe do të dëshmojnë kthimin e Ukrainës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy